Futbollisti i Shkëndijës, pjesë e shpresave të Maqedonisë flet në prag të ndeshjeve me Holandën dhe Gjibraltarin

Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri 21-vjeç ka arritur në Busum, në kuadër të ndeshjes eliminatore kundër Holandës, që do ta zhvillojë në stadiumin “Janmar”, në Almere, të enjten e 5 shtatorit me fillim në ora 20:00.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup mes këtyre dy përfaqësueseve, Holanda kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0.

Futbollisti i Shkëndijës dhe njëherit titullarë në ekipin kombëtar të të rinjëve, Vane Krstevski, shpalosi pritjet e tij para ndeshjeve me Hoandën dhe Gjibraltarin.

“Jemi në fillim të sezonit, kjo periudhë gjithnjë është e mundimshme, mirëpo jemi në formë të mirë, sa i përket pjesës fizike. Jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin në këto ndeshje.”

“Nëse dëshirojmë të nxjerrim rezultat pozitiv dhe të zhvillojmë ndeshje të mirë kundër favoritit të grupit, duhet të gjithë së bashku të luajmë taktikisht në mënyrë perfekte, të sakrifikohemi dhe të luftojmë gjatë gjithë ndeshjes.”

“Në ndeshjen në Shkup, kundër Holandës zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme, me lojë të mirë, shumë luftë dhe vrapim. Në u gjendëm në disa situata të shkëlqyera për të shënuar gol, mirëpo realizimi nuk ishte në nivel. Edhe në ndeshjet e fundit, u pa se problemin më të madh e kemi me realizimin. Kemi krijuar shumë raste, mirëpo nuk kemi arritur të shënojmë gola. Kemi nxjerrë një mësim të madh nga ato ndeshje, shpresoj që në Almere do të zhvillojmë një ndeshje që në aspekt të rezultatit do të jetë në favorin tonë.”

“Ndeshjet e fundit në këto eliminatore dëshirojmë ti zhvillojmë në nivel të lartë dhe të dëshmojmë se kjo përfaqësuese posedon kualitet.”

Në kuadër të grupi ‘C’ të eliminatoreve për kualifikim në KE, Holanda me 21 pikë të grumbulluara ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit, derisa Maqedonia renditet e 5-ta me 6 pikë të grumbulluara.

Katër ditë pas ndeshjes me Holandën, forcat do ti masim me përfaqësuesen e Gjibraltarit.

Leave a Reply