Shabani flet në prag të ndeshjes me AP Brera: Të ju kthehemi fitoreve, ekipi ka forcë dhe kualitet

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani ka dhënë opinionin e tij në prag të takimit të nesërm kundër AP Brera. Është kjo ndeshja e tretë që kampionët e vendit do ta zhvillojnë në terren vendas këtë edicion, duke shpresuar se do e mbyllin me fitore sikurse edhe dy ndeshjet e para, me tre pikë të plota.

Ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet ta pranojmë se luajmë ndaj një skuadre kualitative, mirëpo neve pas disfatës në xhiron e fundit kundër Rabotniçkit jemi përgatitur maksimalsht dhe se do të bëjmë çmos që të ju rikthehemi fitoreve.”

Përveç golave, skuadrës strugane po i mungojnë edhe rastet e krijuara para portës kundërshtare.

“Më e rëndësishme është të fitohen ndeshjet. Mendoj se ndryshimet e shumta në skuadër mund të jenë një nga arsyet, ashtu që na duhet edhe pak kohë, dhe besoj se rastet dhe golat nuk do të na mungojnë.”

Shabani beson te ekipi, duke potencuar se nga ndeshja në ndeshje forma e ekipit do të përmirësohet dhe se do të arsyetojnë epitetin e kampionit.

“Ekipi ka forcë dhe kualitet. Thjesht na duhet kohë për të treguar para publikut më të mirën. Mendoj që ndeshje pas ndeshje foma e ekipit do të ngritet dhe se do të bindim të gjithë se jo rastësisht kemi epitetin e kampionit”.

Pas ndeshjes së nesërme kundër AP Brera, që starton në ora 16:00, pason një pauzë dy javore, që do të jetë e mirëseardhur për ekipin strugan, por edhe ekipet tjera të elitës. (infOSport.mk)

Leave a Reply