Mbrëmjen e djeshme, u përfol se Nedim Bajrami ishte shumë pranë kalimit në Skoci. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të huazohej nga Sassuolo, te gjigandët e Gllazgou Renxhers, por që ditën e sotme, gjithçka është hedhur poshtë.
Sassuolo ka vendosur që ta mbajë në ekip mesfushorin tetovar të Kombëtares shqiptare.
Është media “SassuoloNeës.net”, ajo që raporton se klubi italian nuk privohet nga ofertat skoceze.
Pra, Sassuolo nuk e ka ndërmend që të heqë dorë lehtë nga Bajrami edhe pse oferta për të nga Skocia ishte reale. Klubi “zigjelbër” thotë se nuk do të shesë lojtarët më të mirë të ekipit në fundin e merkatos.