Liga e tretë-Veri starton me super derbin, BVK Konjare-Shkëndija e Haraçinës

Sot pasdite në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për sezonin garues në Ligën e Tretë – Veri, aty ku dy skuadrat shqiptare, Shkëndija e Haraçinës dhe BVK Konjare shihen si favoritët kryesor për inkuadrim në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht këto dy skuadra do të takohen që në xhiron e parë, që në program do të jetë me datë 15 shtator. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Konjare, ndërsa shorti deshi që në start të sezonit të ri të kemi edhe dy përballje mes ekipeve shqiptare.

Fortuna e Hasanbegut do të mirëpret Bashkimin e Ljubotenit, ndërkohë Besa e Sllupçanit do të jetë nikoqir i KF Rinia nga Sfillarja e Shkupit.

Kampioni i edicionit të kaluar, Kumanovo do të luaj në Shkup përballë Aerodromit, Neë Stars do të luaj kundër ekipit të Pçinja, Ilindeni do të përballet me Kadinon, ndërkohë EuroMilku, skuadër kjo që bëri një merkato të bujshme, do të jetë mysafir i Rzhaniçino. (infOSport.mk)

Liga e Tretë – Veri, Xhiroja e parë

BVK Konjare 15.09 Shkëndija Haraçinës
Besa 15.09 Rinia
Fortuna Hasanbeg 15.09 Bashkimi Luboten
Ilinden 15.09 Kadino
Aerodrom 15.09 Kumanovo
Neë tars 15.09 Pçinja
Rzhaniçino 15.09 EuroMilk

Leave a Reply