Shkëndija rikthehet me tre pikë nga transferta me Brerën në Strumicë, ku Fiton Ademi bëri ligjin me dy gola të shënuar.
Shkëndija e nisi me shumë autoritet ndeshjen dhe që në minutat e para kërkoi të ushtrojë presion ndaj vendasve, të cilët megjithatë gjatë pjesës së parë u mbrojtën mjaft mirë, duke mos lejuar që “kuqezinjtë” të shënojnë gol.
Mirëpo atë që nuk e bënë brenda 45 minutave të para, të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri e bënën brenda 18 minutave të para, kur falë “dopietës” së Fiton Ademit krijuan epërsinë e dy golave, që në fund u mjaftoi atyre që nga Strumica të kthehen me pikë të plota.
Ishte kjo fitorja e dytë për Shkëndijën në sezonin e ri, që erdhi sërish në transfertë, me ç’rast kjo skuadër tashmë kryeson renditjen me 7 pikë, po aq sa kanë edhe Gostivari dhe Rabotniçki. (infOSport.mk)