Qatip Osmani këmbëngul se Struga Trim Lum është në një pozicion të mirë me skuadrën, kur janë në pyetje afrimet e reja gjatë merkatos së verës. Plotë 9 emra të rinj, edhe atë që të gjithë të dëshmuar, mirëpo që sipas trajnerit Osmani, disave prej tyre ende ju duhet kohë, për tu adaptuar plotësisht dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. një pjesë e tyre ende ju duhet
“Gjatë afatit kalimtarë kemi sjellë futbollistë shumë kualitativ. Disa prej tyre në këtë periudhë dy muajshe sa jemi bashkë, mund të them se e kanë gjetur veten, mirëpo disave prej tyre mendoj se ju duhet edhe pak kohë në aspektin e njoftimit të ekipit, me njoftimin e individit, ashtu që shpresojmë se edhe ata shumë shpejtë do vinë në shprehje dhe se do të kontribuojnë për skuadrën”.
Trajneri Osmani nuk fsheh se Struga Trim Lum edhe këtë vit është ndër pretendentët kryesor për titull, ashtu që si kampion, që nga starti i kampionatit, duke filluar që nga ndeshja e parë ndaj Tikveshit, do të kërkojnë vetëm fitore.
“Struga Trim Lum është prap pretendent për titullin e kampionit, dhe patjetër që me një epitet të tillë, do të duhet që në çdo ndeshje të futemi për fitore. Tikveshi tregoi cilësi të lartë gjatë edicionit të kaluar, ashtu që të dielën presim një ndeshje shumë të vështirë. Për më tepër gjithnjë fillimi i kampionatit është shumë i rëndë dhe kjo ndikon te çdo skuadër, mirëpo mendoj se kemi kualitet dhe jam optimist për fitore”.
Skuadra kampione në fuqi po bënë përgatitjet e fundit për ndeshjen e së dielës kundër Tikveshit, ndeshje kjo që sipas trajnerit Osmani është shumë e rëndësishme për ecurinë e kampionatit.