Voska Sport sezonin e ri në elitën e futbollit vendor do ta nis me një skuadër krejtësisht të re. Trajneri i ri, Seit Kreka, gjatë fazës përgatitore është munduar që të nxjerrë më të mirën nga fondi i futbollistëve që ka në disponim, teksa së fundmi skuadrës së tij i është bashkuar reprezentuesi afganistanez, Habibulla Askar, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futollistë që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Suedi. Askar posedon edhe pasaportë suedeze, ndërsa klubi i tij i fundit ku kishte luajtur, është Åtvidabergs FF.
Ai 7 muajt e fundit kishte qenë pa klub, mirëpo përvoja e tij reprezentuese pritet të vie në shprehje, duke pasur parasysh se i njëjti gjatë muajit qershor kishte qenë pjesë e ndeshjeve kualifikuese aziatike me përfaqësuesen e Afganistanit, për të cilën numëron 5 ndeshje. (infOSport.mk)