Struga Trim Lum pavarësisht eliminimit të hershëm, ka përfituar gati 1 mln euro nga UEFA

Struga Trim Lum ishte skuadra e fundit që u eliminua nga garat europiane, duke mbyllur kështu aventurën e saj që në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Gjithashtu edhe Shkëndija dhe Tikveshi nuk ia dolën, pasi u eliminuan që në fazën e parë të Ligës ë Konferencës.

Është jy një dështim i rradhës i ekipeve tona këtë sezon në Europë, pasi nuk ia dolën që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane. Por pavarësisht se mbyllën aventurën e tyre, sërish 3 skuadrat pjesëmarrëse në Europë ekipet nuk largohen “duar bosh”.

UEFA si zakonisht shpërndan premio për ekipet pjesëmarrëse, sidomos atyre që kalojnë ndonjë fazë në Europë. Kështu Struga Trim Lum është skuadra që ka mbushur sërish “arkat”, duke fituar plot 960 mijë euro, derisa Shkëndija dhe Tikveshi kanë përfituar nga 325 mijë euro.

Këto shifra përfituese, e bëjnë më pak të “dhimbshme’ eliminimin e tyre nga kompeticionet europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply