Kosova ka fituar edhe medaljen e dytë në kuadër të Lojërave Olimpike, “Paris 2024”, kjo falë xhudistes Laura Fazliu, e cila në “Repachage” me “Ippon” në “Golden score”, mundi xhudisten kroate, Katerina Kristo.
Në çerekfinale, Laura ishte përballur me Clarisse Agbegnenou nga Franca, por nuk ia kishte arritur të triumfojë. Megjithatë, kosovarja nuk ishte dorëzuaar dhe në përballjen e parë të “Repachage” kishte fituar ndaj Catherine Beauchemin-Pinard nga Kanadaja.
Para këtyre përballjeve, Laura kishte mposhtur kundërshtaren Jing Tang nga Kina, duke e siguruar kështu rrugëtimin drejt medaljes së bronztë.
Më herët medaljen e argjendtë nga Lojërat Olimpike Paris 2024 e kishte fituar xhudistja tjetër, Distria Krasniqi.