Qatip Osmani nesër shënon një jubile në garat europiane

Qatip Osmani, pa dyshim se është një ndër trajnerët më të mira tanë vendor, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr katërshen më të mirë të skuadrave shqiptare në Maqedoni. Duke pasur parasysh se rrjedh nga qyteti i Tetovës, 55-vjeçari, pjesën më të madhe të karrierës së tij kishte udhëequr dy skuadrat nga qyteti i tij i lindjes, Shkëndijën dhe Renovën, më pas FC Shkupin dhe tashmë së fundmi Struga Trim Lum.

Para se të merrte drejtimin e kampionëve në fuqi të Struga Trim Lum, ai pati një aventurë të shkurtër edhe në Shqipëri, duke udhëhequr klubin më të vjetër shëuptarë, Vllazninë e Shkodrës.

Gjatë karrierës së tij 14-vjeçare si trajner, ai ka fituar edhe tre tituj kampion me Shkëndijën, Kupën, si dhe SuperKupën e Maqedonisë. Gjithë këto suksese kanë bërë që i njëjti të luaj edhe në garat europiane, edhe atë vetëm me dy klube, Shkëndijën dhe Struga Trim Lum.

Ai nesër me skuadrën strugane do të regjistrojë ndeshjen e tij të katërt europiane si trajner, ndërsa plotë 26 ndeshje të tjera, kishte drejtuar skuadrën e Shkëndijës.

Epilogu i përgjitshëm i 29 ndeshjeve të deritanishme, është 8 fitore, 4 barazime dhe 17 disfata. Një barazim, apo edhe fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Pyunik, do ti mundësonte atij bashkë me Struga Trim Lum kalimin në raundin e tretë kuakifikues të Ligës së Konferencës, aty ku si trajner po garon për herë të parë, pasi vite më parë me Shkëndijën kishte provuar veten vetëm në eliminatoret e Liga Europa dhe Ligës së Kampionëve, gjë që bëri këtë vit edhe me Struga Trim Lum, mirëpo ku për fat të keq u eliminua që në turin e parë nga skuadra e njohur sllovake e Sllovan Bratisllava. (infOSport.mk)

Leave a Reply