Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo. Kujtojmë, këtë të fundit, Akili e kishte mposhtur edhe në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.
Kujtojmë, në rrethin e dytë xhudisti nga Kosova kishte mundur austriakun Samuel Gassner.
Akil tashmë është tani vetëm një fitore larg medaljes olimpike.