Shqipëria dhe Maqedonia do zhvillojnë dy miqësore në tokën shqiptare

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë, e po të njëjtës gjeneratë, për muajin gusht kanë caktuar dy miqësore, që do të zhvillohen në tokën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë do të luhet me datë 22 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec me fillim në ora 17:00, ndërkohë ndeshja e dytë, në program do të jetë vetëm dy ditë më vonë. Kjo e fundit do të zhvillohet në të njëjtën kohë (17:00h) në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Këto dy teste miqësore janë mundësi shumë e mirë për të dy trajnerët për të testuar dhe vëzhguar nga afër futbollistët e grumbulluar. (infOSport.mk)

Leave a Reply