Sulmuesi senegalez, Moussa Sow, i cili një periudhë mjaft të mirë kishte kaluar në Turqi, pjesën më të madhe te skuadra e mirënjohur e Fenerbahçes, pritet që të emërohet në postin e Drejtorit Sportiv te KF Gostivari.
Një super lajm, që me siguri se do të ndikojë në ngritjen e reputacionit të kampionatit tonë, ndërsa i njëjti pritet që të ndikojë edhe në transferimin e dyshes Mario Balotelli – Luis Nani te skuadra e KF Gostivarit, që gjithashtu është në bisedime të avansuara me marokenin, Nabil Dirar.
Edhe Dirar në të kaluarën kishte qenë pjesë e Fenerbahçes, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat e njohura europiane të Klub Bryzh, apo edhe Monakos.
Në Turqi i njëjti kishte luajtur gjithashtu edhe me Kasimpasha, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Luksemburgut, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Schifflange 95.
38-vjeçari Dirar luan si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa përvoja e tij e madhe do të jetë e mirëseardhur për vetë klubin e Gostivarit, por në përgjithësi edhe për elitën e futbollit tonë vendor. (infOSport.mk)