Trajneri i Struga Trim Lum optimist për ndeshjen e kthimit në Jerevan kundër Pyunik

Struga Trim Lum shënoi fitore 2:1 përballë 16 herë kampionëve të Armenisë, Pjunik, duke siguruar në këtë mënyrë një epërsi minimale para ndeshjes së kthimit, që në program është javën e ardhshme.

Kjo epërsi bënë që nga tabori i skuadrës tonë kampione të shprehen optimist para ndeshjes së kthimit, në të cilën trajneri Osmani thotë se në asnjë mënyrë skuadra e tij nuk do të luaj futboll difenziv, por se edhe në Armeni do të aprovoj futboll sulmues, duke kërkuar në këtë mënyrë kualifikimin për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

“Duhet të jemi optimist për ndeshjen e kthimit, epërsia është epërsi, qoftë ajo edhe minimale. Një gol diferencë nuk do të thotë që neve të shkojmë atje dhe të mbrohemi dhe të luajmë totalisht në defanzivë. Janë edhe 90 minuta tjera dhe duhet të jemi të mençur dhe të dalim në fushë për të fituar dhe për tu kualifikuar për më tej” – përfundoi trajneri Qatip Osmani, për të cilin ishte kjo fitorja e parë në një ndeshje zyrtare në garat europiane nën drejtimin e skuadrës tonë.

Ndeshja e kthimit midis Pyunik dhe Struga Trim Lum, në program është me datë 30 korrik me fillim në ora 18:00. Fituesi nga ky duel në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës do të përballet me fituesin nga dueli midis FC Differdange nga Luksemburgu dhe Ordabasy nga Kazakistani. (infOSport.mk)

Leave a Reply