Disfatë jo e merituar e Struga Trim Lum në Bratisllavë, golat e Ibraimit megjithatë japin shpresa

Disfatë 4:2 e Struga Trim Lum në ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Edhe përkundër disavantazhit prej 2:0 gjatë 45 minutave të para, kampionët e vendit arritën të rikthehen në lojë, duke barazuar shifrat me anë të goleadorit më të mirë që njeh Maqedonia ndonjëherë, Besart Ibraimi, mirëpo dy gola të shënuar në 5 minutat e fundit të takimit nga reprezentuesi sllovak, Jurak Kuçka e ndëshkuan fare në fund ekipin e Qatip Osmanit, që në ndeshjen e kthimit pas një jave në Ohër do të duhet të bëjë mrrekullinë, për të kaluar 14 herë kampionët e Sllovakisë.

Ndryshe ndeshja e zhvilluar sonte në “Tehelné pole” prodhoi gjithçka, ndërsa dy golat që bënë dallimin, ato të shënuar nga reprezentuesi sllovak, Kuçka, që deri dje luante me Sllovakinë në Euro 2024, ishin në saje të gabimeve të portierit të Struga Trim Lum, Filip Dujmoviç.

Shpresojmë që i njëjti do të jetë në nivelin e duhur në ndeshjen e kthimit në Ohër, që në program është me datë 17 korrik me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply