Struga Trim Lum shpërtheu bombën e fundit të merkatos

Struga Trim Lum si një kampion ka bërë vërtetë një merkato kampionësh, teksa informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e struganëve kanë arritur marrëveshje me sulmuesin nigerian, Lanre Kehinde.

Nigeriani shkëlqeu edicionin e fundit me fanellën e Gostivarit, ku në 23 ndeshje, regjistrioi 12 gola dhe 5 asistime. Ndryshe gjatë karrierës së tij profesionale, në 200 ndeshje ka shënuar gjithsej 62 gola, pjesën më të madhe në Ligën e Parë turke, aty ku kishte luajtur me Elazigspor, Ankaraguxhu, Denizlispor, Umraniyespor dhe Menemenspor.

Paraqitje të mira kishte bërë edhe në Izrael, aty ku kishte kaluar gati 5 vite, në dy periudha të ndryshme, ndërsa përveç vendlindjes së tij, Nigeri, ai gjithashu kishte provuar veten edhe në Emiratet e Bashkuara Araba dhe Korenë e Jugut.

Kehinde, edhe pse 30-vjeç, është tepër një sulmues i fortë, një bishë e vërtetë kur janë në pyetje duelet një ndaj një, ndërsa këtë më miri e dëshmoi edhe edicionin e kaluar në elitën tonë të futbollit.

Ai kishte debutuar me gol në ndeshjen kundër Vardarit, ndërsa kishte shënuar edhe ndaj skuadrave më të mëdha. Skuadra e tij e preferuar, ishte Shkëndija, ndaj së cilës skuadër në tre ndeshje kishte realizuar 3 gola.

Kujtojmë, gjatë afatit kalimtarë të verës, Struga Trim Lum ka firmosur edhe me dy ish reprezentuesit e Maqedonisë, Kire Ristevski dhe Stefan Spirovski, pastaj dy portierët, Filip Dujmoviç dhe Hristijan Stevkovski, mbrojtësit e krahut Bojan Ilievski dhe Masaaki Takahara, si dhe dy mesfushorët Stefan Jeftovski dhe Arbi Vosha.

Leave a Reply