Futsal Club Forca mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Futsal Club FORCA – Kumanovë, ndryshe kampion i Maqedonisë në futsal, gjatë ditës së sotme ka mësuar kundërshtarët e saj të grupit në kuadër të para eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Futsal Club FORCA – Kumanovë është shortuar në Grupin A, ku si kundërshtar do t’i ketë kampionin e Andorës (Rangers FC), kampionin e Irlandës (Blue Magic Dublin FC) dhe kampionin e Malit të Zi (Kmf Titograd).

Lidhur me shortin e hedhur nga tabori i kampionëve të Futsal Club FORCA – Kumanovë, ka folur kryetrajneri i tyre, Gazmend Hiseini.

“Tani më vetëm se i kemi mësuar kundërshtarët dhe e dimë mirë se çka na pret. Në letër jemi favorit kryesor për të kaluar më tutje, por këtë duhet ta vërtetojmë edhe në parket. Loja kryesore do të jetë me Titogradin, ku shpresojmë se do ta kalojmë këtë sfidë. Ne jemi për herë të parë në këtë kompeticion andaj shpresojmë se do të shkruajmë histori me Futsal Forcën” – u shpreh Hiseini.

Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 20 deri në 25 gusht në Shkup, në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera në “main-raund” me ndeshjet që zhvillohen në tetor. (infOSport.mk)

Leave a Reply