Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit është çerekfinalistja e parë në Euro 2024, pasi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales eliminoi Italinë e famshme, duke e mundur me rezultatin 2:0. Edhe pse pritej një Itali më ndryshe sot, ata në asnjë moment nuk treguan se meritojnë të shkojë tutje, ndaj dhe në fund disfata ishte e pashmangshme.
Golin e parë për “helvetikët” e realizoi Remo Freuler në minutën e 37-të, kur përfitoi nga një super asist i Vargas, me këtë të fundit që në fillimin e pjesës së dytë realizoi një super gol, duke dyfishuar rezultatin në 2:0.
Doli të jetë ky edhe rezultati përfundimtarë i takimit, me Italinë që rastin më të mirë e pati vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë një pakujdesi në mbrojtjen e Zvicrës, kur shtylla e shpëtoi portierin Jan Sommer.
Edhe në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri qëndroi në bankinë, ndërkohë Granit Xhaka bëri edhe një super ndeshje, mirëpo duke mos u zgjedhur lojtar i ndeshjes këtë herë.
Epitetin e më të mirit të takimit e morri Vargas, golashënuesi i golit të dytë dhe njëherit asistues i golit të parë. (infOSport.mk)