Skuadra e Romës ka vendosur t’ia besojë postin e trajnerit sërish Daniele De Rossit, me të cilin ka vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2027. “Ujkesha Romake”, i ka besuar kështu 40-vjeçarit, që e afroi pasi ndërpreu bashkëpunimin me Murinjon.
De Rossi është një nga figurat më të dashura të Romës, te e cila skuadër e kishte kaluar thuaje tërë karrierën futbollistike, para se ta mbyllte me gjigandët argjentinas të Boca Juniors.
Gjatë 18 ndeshjeve të Seria A në sezonin e fundit regjistroi një mesatare 1.89 pikë për takim, duke regjistruar 10 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata. Ai me mjaft sukses e udhëhoqi ekipin edhe në ndeshjet e Liga Europa, ku arriti deri në gjysmëfinale, aty ku u eliminua nga Bajer Leverkuseni i Granit Xhakës.
Në gjithsej 8 ndeshjet europiane, Rossi regjistroi 4 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.