Struga Trim Lum prej disa ditësh ka nisur intensivisht përgatitjet për pjesëmarrjen e saj të dytë rradhazi në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e vendit po vazhdojnë përgatitjet në Strugë, aty ku Qatip Osmani me bashkëpunëtorët e tij po përgatit çdo detaj që lojtaret të rifitojnë formën e tyre më të mirë në prag të sfidës me Sllovan Bratisllava.
Përveç stërvitjeve në fushë, ata po bëjnë disa ushtrime specifike edhe në palestër, për të qenë sa më të përgatitur për dy luftimin e rëndësishëm ndaj kampionëve të Sllovakisë.
Kujtojmë, ndeshjen e parë kampionët e Struga Trim Lum do ta zhvillojnë me 10 korrik me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, që ka një kapacitet prej 22 500 ulëseve, derisa ndeshja e kthimit në program do të jetë një javë më vonë, 17 korrik në Ohër, ndeshje kjo që do të startojë në ora 17:00. (infOSport.mk)