Në turneun “Balkan Promises” që u mbajt në Ohër, e ku morën pjesë shumë ekipe nga rajoni, futbollistët e gjeneratës 2012 të Klubit Futbollistik Bashkimi nga Kumanova, të udhëhequr nga trajneri Sazan Latifi, arritën të shpallen kampionë.
Mirëpo ky nuk ishte suksesi i vetëm i klubit nga Kumanova, që gjithashtu me gjeneratën 2011, të udhëhequr nga trajneri Erkan Osmani, zunë vendin e tretë, njëjtë sikurse edhe gjenerata 2014, të udhëhequr nga trajneri Florim Ymeri.
Lojtari më i mirë i turneut në fjalë u shpall Albin Saliu, ndërsa portieri më i mirë Fisnik Zenuni.
Bashkimi është në duar të sigurta…Kjo skuadër ka një të ardhme të ndritur…