Stéphanie Frappart është caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e parë të Struga Trim Lum kundër Sllovan Bratisllava, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.
Frappart është një emër i njohur në futbollin europian dhe atë Botëror, teksa e njëjta ka referuar edhe një ndeshje në kuadër të Botërorit të vitit 2022.
Edhe pse nuk ka pasur fatin të drejtojë një ndeshje në një Kampionat Europian, 40-vjeçarja, megjithatë ka referuar ndeshje kualifikuese në nivel kombëtaresh, duke shtuar këtu edhe disa prej tyre miqësore, por gjithashtu edhe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Frappert e cila me shenjën e FIFA-s referon që nga viti 2009, në nivel klubesh ka referuar në të gjitha garat, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës, Ligën e Konferencës, derisa në vitin 2019-të, e njëjta kishte referuar edhe ndeshjen finale të SuperKupës së Europës, midis dy skuadrave angleze, Liverpullit dhe Çelzit.
Në elitën e futbollit francez numëron plotë 80 ndeshje, duke treguar 299 kartonë të verdhë, 12 të kuq, derisa në 5 raste ka treguar nga dy herë kartonin e verdhë.
Ndeshja e saj e fundit që ka referuar në Europë, ishte ajo midis Bajernit të Munihut dhe FC Copenhagenit në kuadër të Ligës së Kampionëve nëntorin e vitit të kaluar.
Frappart ndeshjen Sllovan Bratisllava – Struga Trim Lum do ta drejtojë me bashkëpatriotët e saj, Mikael Berchebru dhe Steven Torregrossa, që do luajnë rolin e asistentit të parë dhe të dytë, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Mathieu Vernice.
Arbitër në VAR në këtë ndeshje që do të zhvillohet datën e 10 korrikut me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, do të jetë Bastien Dechepy, gjithashtu nga Franca.