Arbitër bjellorus për Shkëndijën në ndeshjen ndaj FC Noah në Armeni!

UEFA ka caktuar arbitrat për ndeshjen e parë të Shkëndijën në Ligën e Konferencës kundër FC Noah, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë një katërshe e arbitrëve bjellorus që do vendosë drejtësi në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në tokën armene, me kryesorin Viktor Shimusik.

Ky i fundit është pa eksperiencë në skenën ndërkombëtare, teksa ka referuar kryesisht ndeshje të të rinjve në Europë (gjithsej 10).

Arbitrat anësorë janë Sergei Kosovets dhe Anton Gusev, derisa rolin e arbitrit të katërt do ta luaj, Anton Lashuk.

Kujtojmë, ndeshjen e parë kundër FC Noah, skuadra tetovare e Shkëndijës do ta zhvillojë në transfertë me datë 11 korrik me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply