Shqipëria mbylli aventurën në Euro 2024 që në fazën e grupeve. Si pjesë e grupit “B”, ndryshe i njohur si grupi i ferrit, “kuqezinjtë” morrën vetëm një pikë.
Dy disfata minimale nga kampionët e Botës dhe Europës, Spanjës dhe Italisë dhe një barazim ndaj nënkampionëve të Botës, Kroacisë, është epilogu i takimeve të kombëtares shqiptare, që në këtë mënyrë e mbylli këtë europian, mirëpo me kokën lartë.
“Kuqezinjtë” përveç që luajtën për të mbreojtur ngjyrat e kombit, ata luajtën edhe për shpërblime të mëdha financiare nga UEFA.
Kështu, FSFH përfitoi 9.25 milionë euro për arritjen e një vendi në Euro 2024.