Naser Aliji, futbollisti me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, ishte pjesë edhe e Europianit të dytë me Kombëtaren shqiptare, mirëpo që fatkeqësisht i njëjti nuk regjistroi asnjë minutë të vetme.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Aliji është shumë falenderues për tifozët që i kanë dhënë skuadrës shumë mbështetje, ndërsa nënvizon se edhe pse nuk luajti për të ishte një përvojë e mrekullueshme.
“Faleminderit gjithve për mbështetjen e mrekullueshme! Ne kemi pasur pa dyshim tifozët më të mirë????????❤️ Edhe pse nuk kam luajtur, ishte një përvojë e mrekullueshme për mua për të cilën jam shumë mirënjohës. ❤️???????? #euro2024 #albania”, ka shkruar mbrojtësi.
Një futbollistë për tu marrë shembull nga të tjerët, edhe pse realisht i njëjti meritonte të paktën disa minuta nga ana e Silvinjos, që në këtë Europian, gjithashtu nuk ju kishte dhënë mundësinë edhe dy portierëve, Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, pastaj mbrojtësve Ardian Ismajli, Enea Mihaj dhe Marash Kumbulla, si dhe mesfushorit, Amir Abrashi, i cili për dallim nga Aliji, kishte përjetuar emocioniet e Euro 2016. (infOSport.mk)