Boshnjaku Ajdin Nukiç, është emri më i ri në rradhët e skuadrës së FC Suharekës, që edicionin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.
Nukiç te FC Suhareka vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të FK Tuzla City. Ai me këtë skuadër luajti për 6 vite të plota, duke regjistruar 172 ndeshje, 12 gola dhe 26 asistime.
Gjatë karrierës së tij i njëjti kishte veshur edhe fanellën e Sllaven Zevinice, ndërsa gjithashtu numëron edhe 3 paraqitje me përfaqësuesen e Bosnje e Hercegovinës.
Nukiç te FC Suhareka u transferua me ndërmjetësim të menaxherit ulqinak, Jakup Betuzi.
FC Suhareka në sezonin e ri do të udhëhiqet nga ish trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro. Me ardhjen e tij te kjo skuadër ndodhën shumë ndryshime, ku një pjesë e madhe e futbollistëve u larguan, por gjithashtu erdhën shumë fytyra të reja, në mesin e të cilëve është edhe sulmuesi shkupjan, Jakup Berisha. (infOSport.mk)