Shqipëria do të luajë për jetë a vdekje kundër Spanjës sonte takimin e fundit të grupit “B” në kuadër të Euro 2024. “Kuqezinjtë” në Dzyeldorf të Gjermanisë do të tentojnë fitoren historike ndaj spanjollëve, që do t’i kualifikonte ata për në ndeshjet e fazës “Play-Off”.
Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, të gjithë tifozët dhe futbollistët janë optimist për një fitore ndaj iberikëve, e cila në fakt do të ishte edhe e para në histori kundër tyre, por edhe përmes së njëjtës do të shkruhej historia “kuqezi”.
Në 8 duelet e deritanishme mes vete, “iberikët” në asnjërën prej tyre nuk e kanë diskutuar fitoren. Pra 8 fitore, me një gol-averazh 31:3 në favor të spanjollëve, që fitoren më të thellë ndaj “kuqezinjëve” e kishin regjistruar me 19 dhjetor të vitit 1990 në kuadër të eliminatoreve për Euro 1992.
Mirëpo pavarësisht këtyre statistikave, neve besojmë tek djelmoshat “kuqezi”, të cilët me një fitore eventuale sonte do të bënin që ti harrojmë të gjitha disfatat e deritanishme kundër Spanjës, pasi vërtetë do të kishin peshën e gjithë atyre, kur kemi parasysh kualifkimin në fazën e 1/8 të fianles në kuadër të një europiani. (infOSport.mk)