Futsal Club Forca nga Kumanova ka bërë një goditje të bujshme në merkato në prag të debutimit të tyre në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në futsal. Skuadra që edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u shpallur për herë të parë kampion i Maqedonisë në futsal, gjatë ditës së sotme ka prezantuar kolumbianin Cristian Berrio, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një lojtar që posedon aftësi fantastike, ndërsa me eksperiencën në skenën nderkombëtare si dhe me Kombëtaren e Kolumbisë, ai te Futsal Club Forca, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përforcimin dhe ngritjen e nivelit të ekipit kumanovar, që gjithashtu ka bërë një punë të shkëlqyer, duke vazhduar bashkëpunimin me disa nga lojtarët kryesor të edicionit të kaluar.
Cristian Berrio është përforcimi i parë i Futsal Club Forca, te e cila skuadër vjen nga rradhët e skuadrës kosovare të Drenasit, ndërkohë gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Sabaneros de Sincelejo në Kolumbi dhe Panta Ëalon në Peru.
Berrio është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Kolumbisë.