“Shqipëria po thyen çdo parashikim”, Murinjo me elozhe për “kuqezinjtë”

Shqipëria nuk ka bërë për vetë vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Një ndër ta është edhe Hoze Murinjo, i cili nuk ka mundur ti rezistojë lojës së bukur të “kuqezinjëve”, teksa ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtarë në Tëitter.

Portugezi thekson se Shqipëria po thyen çod parashikim dhe se përkundër faktit që ndodhet në grupin e “vdekjes”, po bën ndeshje fantastike.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, ka shkruar “Special One”.

 

Leave a Reply