Nje shtetas turk ka blerë për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë. Bajrami në atë ndeshje të zhvilluar në Dortmund shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që në fund megjithatë pësoi disfatë 2:1.
Një vlerë e lartë ka ardhur edhe për fanellën e sulmuesit, Armando Broja, teksa oferta ka ardhur nga Gjermania.
Shitja e tyre është bërë në ankand në faqen “matchwornshirt.”
Mësohet se përfitimet nga shitja e këtyre fanellave do të shkojnë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Kujtojmë, dje kombëtarja shqiptare në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të grupit “B” barazoi 2:2 kundër Kroacisë, ashtu që në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, “kuqezinjëve”, ju nevojitet vetëm fitorja, për të shpresuar për një vend në raundin e dytë të garave në Euro 2024. (infOSport.mk)