Edhe pse ende nuk ka përfunduar takimi derbi i grupit “B”, midis Italisë dhe Spanjës, një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, që në kuadër të xhiros së tretë, do të përballen me “iberikët”.
Lajmi i mirë është se Spanja nuk do të ketë në dispozicion, mesfushorin Rodri. Rreziku numër një i spanjollëve është ndëshkuar me karton të verdhë kundër Italisë gjatë 45 minutave të para, që nuk dhuruan gola.
Kujtojmë, mesfushori i Mançester Sitit me të verdhë ishet ndëshkuar edhe në ndeshjen e xhiros së parë të grupit, kundër Kroacisë. Ky është një lajm mjaft i mirë për djemtë e Sylvinhos, që do të kishin shumë punë me një kundërshtar të tillë në mesfushë.
Kombëtarja e Shqipërisë me Spanjën do të përballet me datë 24 qershor në Dyzeldorf me fillim nga ora 21:00. Kjo ndeshje mund të vendos edhe fatin e kualifikimit të “kuqezinjëve” për në raundin e dytë të Euro 2024. (infOSport.mk)