Ditën e sotme ekiprt shqiptarë që kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions, Europa apo Conference League do të mësojnë kundërshtarët e tyre. në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të kompeticioneve europiane.
Kështu në orën 14:00 në Nyon fillimisht do të hidhet shorti për turin e parë të Champions League. Në këtë mënyrë Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiç do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Goglat pritet të rezervojnë surpriza, pasi 3 nga 5 kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit janë Egnatia, Struga dhe Deçic, ku mund të ketë derbi shqiptarësh.
Llapi është skuadra e vetme shqiptare e cila do të presë shortin e Europa League. Për këtë turne shorti do të hidhet në orën 15:00 dhe Llapi do të mësojë kundërshtarin e kësaj faze.
Ndërkohë derbi shqiptarësh rrezikohet edhe në Conference League. Shorti për këtë turne do të hidhet në orën 16:00. Ekipe si Tirana, Partizani, Vllaznia, Drita, Malisheva dhe Shkëndija do të mëosjnë kundrshtarët e tyre. Tirana dhe Shkëndija rrezikojnë derbin e shqiptarëve me Malishën në turin e parë të këtij turneu. (newsport)