ZYRTARE, Bojan Ilievski futbollisti i rradhës që i bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum

Bojan Ilievski është futbollisti i rradhës që i është bashkuar skuadrës kampione të Struga Trim Lum, që po rezulton të jetë shumë aktive në këtë merkato.

Ilievski te skuadra kampione në fuqi e vendit vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër sezonin 2022/23 kishte fituar Kupën e Maqedonisë, duke ngadhnjyer në finalen e madhe pikërisht ndaj tashmë skuadrës së tij të re, Struga Trim Lum. Në Ligën e Parë numëron plotë 129 ndeshje, 5 gola dhe 11 asistime, ndërsa gjithashtu ka edhe përvojë europiane, duke zhvillluar 4 ndeshje në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.

Ndryshe Bojan Ilievski karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Pelisterit, duke filluar që nga grumposhat e reja, për të debutuar me ekipin e parë janarin e vitit 2018-të, kur ende nuk kishte mbushur të 19-tat.

Ai te skuadra amë qëndroi për dy vite e gjysmë, derisa verën e vitit 2021 u transferua në rradhët e Rabotniçkit. Vetëm pas një viti, i njëjti kishte ndryshuar sërish skuadër, këtë herë duke pranuar ofertën e skuadrës tjetër shkupjane të Makedonija Gj.P.

Ilievski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply