Isa Rexhepi ditë më parë i dha fund aventurës së tij me skuadrën e Fortunës, pjesë e së cilës ishte për gjatë sezonit 2023/24. Shkupjani bëri një sezon mjaft të mirë me skuadrën nga Hasanbegu, duke qenë një titullarë i padiskutueshëm.
Si mbrojtës i krahut të majtë, ai kontribuoi me 4 gola dhe 13 asistime, ndërsa tashmë i njëjti është në kërkim të një sfide të re.
Ofertat në adresë të djaloshit shkupjan nuk mungojnë, teksa me shumë vëmendje po shqyrton të njëjtat para se vendos për të ardhmen e tij. (infOSport.mk)