Stefan Jeftovski është futbollisti i rradhës që i bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum. 26-vjeçari i lindur në Shkup te skuadra strugane vjen nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht, pjesë e së cilës skuadër ishte për 3 vite të plota.
Ndryshe karrierën e tij ndërkombëtare, falë talentit dhe performancës së shkëlqyer në terrenet e gjelbërta, e kishte nisur që si 19-vjeçar, kur nga klubi amë i Metalurgut ishte transferuar te Loko Plovdiv në Bullgari.
Destinacioni i rradhës në karrierën e tij ishte Kroacia dhe skuadra e Varazhdin, pjesë e së cilës ishte për gjatë sezonit 2017/18, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe në Ukrainë, me skuadrën e Arsenal Kiev (2018/19).
Vera e vitit 2019-të e gjeti atë sërish në futbollin tonë vendor, këtë herë me fanellën e Rabotniçkit, për të cilën skuadër brenda dy edicioneve zhvilloi 42 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola dhe 1 asist.
Jeftovski, i cili luan si mesfushor difenziv, me Struga Trim Lum firmosi kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pasi nënshkroi të njëjtën u prezantua nga Drejtori Sportiv, Besart Isaku.