Fc Shkupi, gjenerata U8, në garat pranë Ligës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë, edicionin që lamë pas arriti që të luaj deri në ndeshjet e “Final Four”.
Në 1/8 e finales të besuarit e trajnerit Samet Sinani shënuan fitore ndaj FK Evrogol nga Prilepi, mirëpo u ndalën në çerekfinale.
Vetë inkuadrimi në mesin e 8 skuadrave më të mira në shtet, është një sukses i madh për këtë skuadër, gjenerata 2016-të, që gjatë gjithë sezonit treguan mjaft potencial dhe efikasitet të lartë. (infOSport.mk)