KF Tirana kontakton shkupjanin, Hamza Rramani!

Hamza Ramani, një ndër mesfushorët më të mirë në futbollin tonë vendor, shumë lehtë mund të ndodh që karrierën e tij ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra me më shumë trofe, KF Tirana.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës shqiptare, që ditë më parë në postin e Drejtorit Sportiv, emëruan Agim Ibraimin, kanë kontaktuar mesfushorin e FC Shkupit, i cili aktualisht ndodhet në Bosnje e Hercegovinë me përfaqësuesen shpresa të Maqedonisë.

E ardhmja e Ramanit pritet me mjaft interes edhe në futbollin vendor, aty ku interes serioz ka shfaqur edhe Struga Trim Lum.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës i shkupjanit 22-vjeçar, i cili pas vetes në elitën e futbollit vendor numëron gati 60 ndeshje.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë, teksa aktualisht luan me ekipin U21, për të cilën skuadër numëron gjithsej 15 ndeshje. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply