Arbi Vosha një futbollistë i ri i Struga Trim Lum

Arbi Vosha sezonin e ri futbollistik do të luaj me fanellën e kampionëve të Struga Trim Lum. Burime të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se palët kanë arritur akordin dhe se shkupjani, shumë shpejt pritet të veshë fanellën e skuadrës strugane, që këtë vit sërish do të na prezantojë në garat e Ligës së Kampionëve.

Vosha te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e FC Shkupit, me të cilën skuadër edicionin që lamë pas zhvilloi gjithsej 33 ndeshje, përfshirë këtu edhe 3 ndeshje në garat europiane. Në kampionatin vendor, ai arriti të shënojë 6 gola, ndërsa gjithashtu kontribuoi edhe me 4 asistime.

Kështu, vetëm pas një viti, Vosha ndërron skuadër, kjo pasi i njëjti skuadrës nga Çairi iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur ishte transferuar nga rradhët e Makedonija Gj.P. Pikërisht me këtë skuadër, Vosha numëron edhe dy trofe, që të dy në kuadër të Kupës së Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply