Shqipëria do të nisë pas 10 ditësh rrugëtimin e saj në Euro 2024, ku do të kërkojë të bëjë një paraqitje të denjë për pritshmërinë që ka krijuar pas në fazës kualifikuese që e mbylli si e para në grupin e saj.
Në Europian do të jetë pak më ndryshe, edhe për faktin se kuqezinjtë kanë rënë në “grupin e ferrit” siç cilësohet nga të gjithë, ai B, ku përkrah janë Spanja, Italia e Kroacia.
Një treshe skuadrash që kanë pretendime jo të vogla për t’i shkuar deri në fazat finale këtij turneu.
Parashikimin si mund të jetë turneu i Shqipërisë, e ka dhënë superkompjuteri i gjigantit të statistikave, “OPTA”.
Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar 10 mijë herë i gjithë turneu dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij, sigurisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë në çdo përllogaritje.
Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve.
Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6%.
Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet.
Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024.