Hoze Murinjo është gati që të bëjë shumë ndryshime të Fenerbahçe, pasi synimi i vetëm i tij dhe i klubit është të rikthej titullin kampion në Turqi, që tashmë i mungon plotë 10 vite.
E përditshmja britanike, “The Sun”, ka hedhur një vështrim se si mund të duket Fenerbahçe e Murinjos vitin e ardhshëm.
Pavarësisht se Fenerbahçe pësoi numrin e dytë më pak të golave në Super Ligën Turke sezonin e kaluar, do të duhet të ketë disa ndryshime në prapavijë.
Dominik Livakoviç ka të ngjarë të ruajë vendin e tij mes shtyllave, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Ferdi Kadioglu dhe Bright Osayi-Samuel.
Murinjo pritet të ndërhyjë në qendër të mbrojtjes, duke nënshkruar me ish-lojtarët e tij te Mançester Junajtedi, Viktor Lindelof dhe Hari Meguajer.
Në mesfushë, portugezi gjithashtu do ta ketë një ish-lojtar të tijin, brazilianin Fred, i cili do ta formojë një dyshe me yllin argjentinas, Xhiovanni Lo Celso, të cilin e ka pasur lojtarë te Totenhami.
Sulmi do të jetë i gjithi i rinovuar me yje si Villian dhe Paolo Dybala nga krahët dhe Romelu Lukaku në qendër. Pas tyre pritet të jetë Dushan Tadiç.
Kujtojmë, Murinjo ditë më parë pranoi të marrë drejtimin e gjigantëve turk Fenerbahçe deri në vitin 2026.