Bashkim Velija futbollisti i parë që largohet nga Shkëndija, por jo i vetmi!

Mbrojtësi Bashkim Velija nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen, pasi klubi dhe lojtari vendosën mos të vazhdojnë bashkëpunimin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë me “kuqezinjtë” nga Tetova kishte kontratë deri në përfundim të sezonit të shkuar, teksa i njëjti tashmë është një lojtar i lirë.

Ndërkohë, Shkëndija në mënyrë eksprese gjeti zëvendësimin e tij, duke nënshkruar me Aleksandar Trumçin e Bylisit.

Ndryshe 30-vjeçari Velija skuadrës së Shkëndijës iu bashkua para dy vitesh, kur erdhi nga Laçi, ndërsa i njëjti në futbollin tonë vendor kishte luajtur edhe me Renovën, me të cilën skuadër numëron 162 ndeshje.

Siç mëson “infOSport.mk”, Velija nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi shumë shpejtë nga tabori i “kuqezinjëve”, pritet të largohet edhe Bruno Dita, ndërsa i sigurtë nuk është as qëndrimi i golashënuesit më të mirë të edicionit të kaluar, Almir Aganspahiç.

Gjithashtu pjesë e tyre nuk do të jetë edhe Reshat Ramadani, të cilit i përfundon huazimi nga rradhët e Dinamo Kievit, derisa vëllait të tij më të madh, Florentit i përfundon kontrata, ashtu që ditëve në vijim pritet të zbardhet edhe e ardhmja e vëllezërve Ramadani.

 

 

Leave a Reply