Struga Trim Lum mëson kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Struga Trim Lum për të dytin vit me rradhë do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku tashmë kjo skuadër ka mësuar edhe emrat e 15 kundërshtarëve të mundshëm në raundin e parë eliminatorë.

Edhe këtë vit Struga Trim Lum bënë pjesë në mesin e skuadrave jo bartëse, që nënkupton se që në raundin e parë ata do të hasin në një kundërshtarë më të fortë.

Këtu bëjnë pjesë emra të skuadrave të njohura, si Ferencvarosh nga Hungaria, Karabag nga Azerbejxhani, Slovan Bratisllava nga Sllovakia, Ludogorets nga Bullgaria, si dhe Ballkani nga Kosova.

Në rast se ekpi strugan kalon raundin e parë kualifikues, atëherë do të vazhdojë garat në raundin e dytë  kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërkohë në rast eliminimi, Struga Trim Lum aventurën europiane do ta vazhdojë në ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti është paraparë të tërhiqet me 18 qershor, ndërsa ndeshjet e para në program janë me datë 9/10 korrik dhe me 16/17 korrik.

Më poshtë mund të shihni edhe listën e kundërshtarëve të mundshëm të Struga Trim Lum, e që bëjnë pjesë në mesin e skuadrave bartëse, derisa Struga Trim Lum së bashku edhe me kampionët e Shqipërisë, KF Egnatia dhe ata të Malit të Zi, FK Deçiç, bënë pjesë në mesin e skuadrave jo bartëse. (infOSport.mk)

Leave a Reply