Dëmshpërblimi që Barcelona i detyrohet Çavi Hernandezit dhe stafit të tij, kap shumë totale prej 15 milionë eurosh, shkruan e përditshmja katalunase “La Vanguardia”.
Kujtojmë, kontrata e legjendës së klubit do të ndërpritet një vit para skadimit të saj. Rreth gjysma e dëmshpërblimit i detyrohet Çavit, ndërsa pjesa tjetër skuadrës së tij.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonë presin që si një legjendë e klubit, ish-mesfushori të heqë dorë nga pjesa e tij e dëmshpërblimit, në mënyrë që “katalunasit” të paguajnë vetëm 7 milionë euro si dëmshpërblim.
Ndeshja e fundit e Çavit në krye të Barcelonës, është të dielën kundër Seviljës, derisa mediat në Spanjë tashmë kanë zbuluar edhe emrin e pasardhësit të tij, Hansi Flik.