Sot nga ora 19:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja finale e 31-të e Kupës së Maqedonisë së Veriut ku për herë të parë në historikun e tyre do të përballen, Tikveshi dhe Voska Sporti.
Veçantia e kësaj finale është se në rolin e arbitrit të VAR-it do të jetë Visar Kastrati, ndërsa AVAR do të jetë Drilon Rexhepi. Ky është caktimi i parë i ekipës së gjyqtarëve të VAR-it në një ndeshje jashtë Kosovës.
Njëkohësisht, kjo është ndeshja e parë e cila zhvillohet me VAR në Maqedoninë e Veriut, e cila është arritur falë bashkëpunimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe FFK-së.
FFK në krye me menaxherin e VAR-it, Gent Gerdovci, i ka ofruar FFM të gjithë pjesën teknologjike dhe atë teknike për këtë ndeshjes finale.