E mërkura sjellë finalen e Kupës, Tikveshi dhe Voska Sport në garë për trofeun e tyre të parë

Të mërkurën nga ora 19:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ekipet e Tikveshit dhe Voska Sportit do të përballen në finalen e 31-të të Kupës së Maqedonisë.

Për herë të parë në finale u kualifikuan dy ekipe që asnjëherë më parë nuk kishin arritur të luajnë në një ndeshje për titull, dhe për herë të parë Tikveshi dhe Voska Sport përmes kësaj ndeshjeje do të kenë shansin të shkojnë në Evropë, pra në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Finalja e Kupës së Maqedonisë është diçka e veçantë, beteja për kupën do të jetë padyshim spektakël. Tikveshi dhe Voska Sport me plotë meritë arritën deri në finale. Me paraqitjet e tyre në pjesën e deritanishme të këtij kompeticioni, këto dy skuadra treguan më së shumti, i kaluan të gjitha pengesat, treguan cilësi dhe tani do të luftojnë për kupën, por edhe për kualifikim në Evropë.

Historia tregon se në ndeshjet finale nuk ka favoritë dhe outsajder. Këto janë ato 90 apo 120 minuta, duke përfshirë goditjet e penalltive – seri në të cilat duhet të tregosh atë që di më së miri, nuk ka korrigjim, nuk ka përsëritje, nuk ka mundësi të dytë. Historia, ose më mirë thënë tradita, thotë se kur bëhet fjalë për ndeshjet finale në Kupën e Maqedonisë, në gjashtë takimet e fundit ose katër radhazi janë ekzekutuar penalti.


Rruga drejt finales në Kupën e Maqedonisë:

TIKVESHI

1/16 E FINALES: ARSIMI – TIKVESH 1:2

1/8 E FINALES: PELISTER – TIKVESH 0:1

1/4 E FINALES: TIKVESH – AP BRERA 1:1 (6:5P)

1/2 E FINALES: SHKUPI – TIKVESHI 0:0, 0:0 (3:5P)


VOSKA SPORT

1/16 E FINALES: KARBINCI – VOSKA SPORT 0:10

1/8 E FINALES: VOSKA SPORT – STRUGA TL 0:0 (4:1P)

1/4 E FINALES: BREGALLNICA – VOSA SPORT 0:1

1/2 E FINALES: VOSKA SPORT – MAKEDONIJA GJ.P 2:0, 1:2

Leave a Reply