Besa e Dobërdollit sezonin e ri do të luaj në elitën e futbollit vendor, ndërsa me këtë rriten edhe ambiciet e këtij klubi, që pas vetes ka një sponzor serioz, në familjen Tahiri, me në krye Haxhi Muhamedin.
Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se ky i fundit është angazhuar personalisht për të bindur ish kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin, me shpresë se do të mund ti bëjë bashkë me Besartin, kur kjo dyshe shkëlqente dhe kishte fjalën kryesore te skuadra tetovare.
Nëse këtu i shtojmë edhe Armend Alimin, atëherë vërtetë kjo skuadër do ketë me çfarë të mburret në sezonin e ri. Reklamë më të bukur se kjo treshe, IBRA-HASANI-ALIMI, as që mund të imagjinonte një skuadër që vjen nga një fshat i vogël si Dobërdolli, por me pronar zemërgjërë, që i kanë dhënë shumë vendit të tyre ku janë lindur, duke mos e harruar për asnjë çast, pavarësisht se punojnë dhe veprojnë jashtë.