Voska kërkon mbështetje për finalen e Kupës, klubi organizon falas udhëtimin dhe biletat për tifozët

Voska Sport me 22 maj do të luaj në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit. Ekipi shqiptar për herë të parë në histori do të luaj në një finale të Kupës dhe në situatë kur janë shumë afër për të fituar trofeun e këtij kompeticioni, kërkon mbështetjen e publikut për këtë sfidë.

Finalja do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, dhe drejtuesit e klubit shqiptar kanë marrë përsipër të organizojnë falas udhëtimin dhe biletat për të gjithë ata që do të mbështesin Voskën në këtë ndeshje historike.

Njoftimi për të njejtën ka ardhur nga vet klubi nga Ohëri.

🔈NJOFTIM

Të mërkurën e 22 majit do të luajmë finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit. 

Për finalen historike, kërkojmë mbështetjen e publikut dhe për të njejtën drejtuesit e klubit kanë menduar për të siguruar falas udhëtimin dhe biletën për të gjithë mbështetësit që do të vijnë për këtë ndeshje. 

Finalja ndërmjet Voska Sport dhe Tikveshit do të luhet me 22 maj në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 19:00.

Leave a Reply