Sezoni i dytë, titulli i dytë kampion me Struga Trim Lum, për Besart Ibraimin, golashënuesin më të mirë në historikun e futbollit elitar në vend. Edhe pse në moshë 37-vjeçare, i njëjti sërish doli të jetë protagonist i sezonit, duke shënuar disa nga golat vendimtarë për ekipin strugan.
I tillë pa dyshim ishte edhe goli i djeshëm kundër Shkëndijës, që paralajmëroi fitoren, e më pas edhe titullin kampion.
“Gjithnjë kur neve sulmuesit shënojmë dhe kur e ndihmojmë ekipin, jemi të kënaqur dhe të plotësuar, kështu që jam i lumtur që shënova por më e rëndësishme është që dolëm kampion.”
Titujt në fundin e karrierës më të ëmbël…
“Çdo titull është i rëndësishëm për çdo futbollistë, por në fundin e karrierës mendoj se janë më të ëmbël titujt”
Dedikimi i golit dhe titullit…
“Familjes që i kam më të afërt, edhe në momente të mira edhe në të vështira i kam pranë vetes. Periudhën e fundit kemi pasur shumë presion, por me ndihmën e familjes kjo na lehtësohet dhe me kurajon që na japin, gjithnjë ndjehemi më mirë dhe të gatshëm për të luftuar deri në fund”.
Besart Ibraimi këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum, në 28 ndeshje ka arritur të regjistrojë 15 gola dhe 13 asistime.