Legjenda e Athletik Bilbaos, Iker Muniain, ka njoftuar se do të largohet nga klubi pas 15 vitesh në ekipin e parë, pasi është bërë lojtari i dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit nga “San Mamesh”, me të cilin këtë edicion fitoi Kupën e Mbretit, 40 vjet pas trofeut të fundit të madh të klubit bask.
Muniain te Athletik Bilbao arriti në moshën 12-vjeçare dhe tani gati dy dekada më vonë, si një 31-vjeçarë do të largohet në fund të kontratës së tij këtë verë.
❤ 𝗜𝘁'𝘀 𝗯𝗲𝗲𝗻 𝘁𝗵𝗲 𝗯𝗲𝘀𝘁 𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗼𝗳 𝗺𝘆 𝗹𝗶𝗳𝗲.
𝗕𝘂𝘁 𝗻𝗼𝘄, 𝗺𝘆 𝗹𝗼𝘃𝗲,
𝘁𝗵𝗲 𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗵𝗮𝘀 𝗰𝗼𝗺𝗲 𝘁𝗼 𝗽𝗮𝗿𝘁 𝘄𝗮𝘆𝘀.
© Our captain announces his departure after 15 seasons with the first team.#AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/d99pIvGxKK
— Athletic Club (@Athletic_en) April 24, 2024
Plotë 557 paraqitje me fanellën e skuadrës baske, por që nuk mjaftojnë të marrë primatin e të parit, pasi para tij mbetet Jose Angel Iribar, i cili lume fanellën e Athletik Bilbaos, kishte regjistruar 614 ndeshje.
Gjatë këtyre ndeshjeve, Muniain shënoi 75 gola dhe dha 70 asistime dhe do të ketë gjashtë ndeshje të tjera këtë sezon për t’i shtuar statistikat.
Kapiteni i klubit theksoi se ishte ‘koha për të thënë lamtumirë’ dhe se ai donte të dilte nga dera kryesore, pasi kishte sjellë në shtëpi “Copa del Rey” dhe kishte lundruar në Gabarra.
❤ @IkerMuniain10 decides to leave Athletic Club while on top.
The Zurigorri legend will part ways with his boyhood club after achieving his dream of boarding La Gabarra as an Athletic champion.#AthleticClub 🦁
— Athletic Club (@Athletic_en) April 24, 2024
Sigurisht, me gjashtë ndeshje para dhe vetëm një diferencë prej tre pikësh me Atletiko Madridin, me të cilën skuadër takohen këtë fundjavë, Muniain mund të humbasë mundësinë për t’u rikthyer të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me Athletik Bilbaon.
Nuk dihet ende e ardhmja e tij, mirëpo me shumë gjasa do të jetë jashtë Spanjës, teksa i njëjti kohë më parë kishte deklaruar dashuri për skuadrën gjigande argjentinase të River Plate.