Kristjan Asllani bëhet shqiptari i dytë që fiton titullin në “Serie A”, por ndryshe nga Vrioni që festojnë me Juventusin, por jo si protagonist, Asllani kishte një rol jo të vogël në suksesin e “zikaltërve” këtë sezon.
Mesfushori “kuqezi” u shfaq gati në çdo moment kur u thirr në apel nga trajneri Inzaghi, realizoi një gol shumë të bukur dhe dhuroi dy assiste.
Ky ishte një titull shumë i veçante për Asllanin, të fitosh me ekipin e zemrës është gjithnjë ndryshe. Pavarësisht se në një moshë të re, 22 vjeç, Allsani feston titullin e parë në karrierë, një natë të cilën ylli “kuqezi” vështirë se do ta harrojë.
Në përfundim të ndeshjes, Asllani, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e ekipit festoi gjatë për këtë sukses: “Jemi më të vërtetë të lumtur, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Si tifoz interesit që jam, nuk kishte mënyrë më të bukur për të fituar titullin. Jemi shumë të lumtur, sot luanim në transfertë, por tifozët tanë na mbështetën shumë. Akoma nuk jam i vetëdijshëm për këtë titull, të shohim në ditën në vijim. Të fitosh derbin shpesh vlen më shumë, por të fitosh titullin në derbi është diçka ndryshe”, u shpreh Asllani për Inter Tv.